Policia në Shkodër njofton se ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi dyshohet se mbrëmë ka vjedhur në dy vende të ndryshme në qytet. Efektivët gjithashtu e kanë kontrolluar të riun dhe i kanë gjetur atij lëndë narkotike.
Zbardhen 2 raste të vjedhjes të kryera ditën e djeshme.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi Gencian Bajrami, 23 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur me thyerje, një shumë parash, pije alkoolike dhe një kamer sigurie, në një qebaptore në lagjen “Vasil Shanto”, si dhe një shumë parash në një lokal, në të njëjtën lagje.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 23-vjeçarit, një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me kamerën e sigurisë të vjedhur dhe një pjesë të parave të vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.