📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Netanyahu 1 770x420

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se 5 milionë dollarë do të jepen si shpërblim për çdo rob të liruar nga Gaza dhe atyre që ndihmojnë në lirimin e izraelitëve të mbajtur nga Hamasi do t’u jepet një rrugëdalje nga territori palestinez i shkatërruar nga lufta.

Netanyahu njoftoi ofertën e shpërblimit gjatë një vizite të shkurtër në Gaza, ku iu tregua Korridori Netzarim i ushtrisë izraelite – një rrugë kyçe për qasje dhe zonë tampon e ndërtuar nga ushtria izraelite për të ndarë Gazën veriore nga pjesa jugore.

“Atyre që duan të largohen nga kjo bllokadë, u them: Kush na sjell një peng, do të gjejë një rrugëdalje të sigurt për veten dhe familjen e tij. Ne gjithashtu do të japim 5 milionë dollarë për çdo peng”, tha Netanyahu gjatë vizitës së tij të shkurtër në territorin palestinez.

“Zgjedhja është e juaja, por rezultati do të jetë i njëjtë: Ne do t’i kthejmë të gjithë”, citohet të ketë thënë më tej ai.

Izraeli vlerëson se 101 robër mbeten në Gaza, megjithëse rreth një e treta e këtij numri tani besohet se kanë vdekur.

Oferta e shpërblimit të Netanyahut vjen ndërsa protestat masive vazhdojnë në Izrael nga familjet e robërve dhe mbështetësit e tyre, të cilët kërkojnë që kryeministri të arrijë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, që do t’i lirojë të dashurit e tyre.

Netanyahu ka thënë vazhdimisht se një opsion ushtarak është mënyra e vetme për të liruar të gjithë robërit dhe lufta e Izraelit në Gaza do të vazhdojë derisa të arrihet ky objektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights