Presidenti i Republikes Bajram Begaj nis ditën e nesërme konsultimet me partitë poltike në funsksion te dekretit për datën e zgjedhjeve parlamentare.
Të mërkurën Presidenti Begaj do presë në takim kreun e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK, ndërsa të enjten do të presë përfaqësues nga PL.
Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD Presidenti do t’i zhvilloje më 25 nëntor.
Më herët është raportuar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen mes dy të dielat e para të majit, 4 ose 11 maj. Gjithsesi këto janë thjesht supozime, pasi përcaktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit të Republikës, i cili pas konsultimeve me aktorët kryesorë politikë në vend, dekreton edhe datën e zgjedhjeve.
Në deklaratat publike, Partia Demokratike nuk ka shprehur ndonjë datë të preferuar se kur mund të mbahen zgjedhjet, ndërsa kreu i saj, Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur.