Deputetja e PD, Albana Vokshi ditën e sotme, gjatë mbledhjes së samitit të Internacionales së Qendrës Demokratike në Kamboxhia, adresoi situatën politike dhe sociale në Shqipëri, duke u përqendruar në largimin masiv të rinisë dhe pasojat që ka kjo për demokracinë dhe zhvillimin e vendit.

Vokshi tha se, më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria gjatë dekadës së fundit, dhe mbi 75-80% e këtyre personave janë të rinj nën moshën 40 vjeç. Ky largim masiv i të rinjve ka sjellë një humbje të konsiderueshme të talenteve, profesionistëve dhe individëve që mund të kontribuonin në zhvillimin e vendit. Vokshi u shpreh se, kjo situatë ka ndikuar negativisht në standardet demokratike të Shqipërisë.

Sipas deputetes së PD, Albana Vokshi, një nga arsyet kryesore për këtë largim është kalimi i Shqipërisë në një regjim autoritar gjatë dekadës së fundit. Pushteti në vend është i përqendruar në duar të një individi të vetëm, Kryeministrit, duke e dobësuar shumë sistemin e kontrollit dhe balancave kushtetuese.

Deputetja e PD, Albana Vokshi, tha gjatë takimit ekekutiv se, sistemi i drejtësisë, pas një “reforme të famshme” të financuar nga Open Society Foundation dhe George Soros, është përdorur për të goditur opozitën dhe për të shkatërruar çdo formë të kundërshtimit politik. Ky sistem është bërë një mjet në duar të mazhorancës për të kontrolluar politikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights