Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër, 16 nëntor, në orën 20:45 përballë Çekisë në “Air Albania”. Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë së kësaj sfide. Si rrjedhojë disa akse rrugore në kryeqytet do të jenë të bllokuara nga ora 15:00 e deri në përfundim të ndeshjes.
Rrugët që do të jenë të bllokuara:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
Rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Themistokli Gërmenji”;
Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.
Policia e Shtetit ka një apel edhe për tifozët duke iu kërkuar të mos bien pre e mashtrimit me çmimet e biletave të cilat janë të publikuara online si dhe të mos publikojnë biletat e tyre në rrjetet sociale. “Mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas rradhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar”.
Tre ditë më pas, 19 nëntor, kuqezinjtë do të zbresin sërish në “Air Albania”, këtë herë përballë Ukrainës e cila është edhe sfida e fundit e kombëtares në këtë kompeticion. Plani i masave për garantimin e sigurisë pritet të jetë i njëjtë.
Plani i masave të Policisë
Policia e Shtetit ka hartuar plane të posaçme dhe të detajuara masash, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të 2 ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, konkretisht ndërmjet ekipeve Shqipëri dhe Çeki, më datë 16.11.2024, dhe ndërmjet ekipeve Shqipëri dhe Ukrainë, më datë 19.11.2024.
Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit Shqipëri-Çeki, konsistojnë te:
-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Çekisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;