My Web Page

Hello everybody!

Translate this page:

⚙️

Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
4e6499dd e4b9 4bc0 94b9 b49bdeb3431a 674x450

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj. Adea Pirdeni deklaroi sot në Takimin e Ballkanit Perëndimor për Qeverisjen e Hapur se tre faktor kyç, Transparenca, Integriteti dhe Llogaridhënia në administratë dhe institucione, do të jenë pjesë e pandarë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria mirëpriti sot për herë të parë takimin e Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (OGP), ku të pranishëm ishin Z. Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Republikës së Kosovës, Z. Dragiša Janjušević, Sekretar Shteti për Administratën Publike i Malit të Zi, Z. Goran Mincev, ministër i Administratës Publike i Maqedonisë së Veriut, Znj. Jelena Žarić Kovačević, ministër i Administratës Publike dhe Qeverisjes Vendore i Serbisë, Z. Elvir Mahmuzić, zëvendësministër i Drejtësisë i Bosnje dhe Hercegovinës.

Takimi nisi me Sesionin Ministror të Ballkanit Perëndimor, ku Ministrat që udhëheqin agjendën për qeverisjen e hapur në vendet e rajonit, ndanë përvojat dhe prioritetet e tyre në këtë agjendë. Mes të tjerash, Ministrat diskutuan për ndërtimin e një strategjie të përbashkët për përballimin e sfidave rajonale në drejtim të qeverisjes së hapur dhe transparente.

Në fjalën e saj hapëse, ministrja Pirdeni theksoi se ky takim është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Shqipërisë për të zbatuar reformat dhe për të përforcuar transparencë dhe llogaridhënien në sektorin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights