Pas disa orësh luftë për jetën, 52-vjeçari Eduart Reçi ka ndërruar jetë në spital pas plagosjes me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e së mërkurës, në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë, kur ai u qëllua me një plumb në kokë. Sipas informacioneve, atentati ndodhi rreth mesnatës, afër Fakultetit Ekonomik, një zonë ku Reçi kishte ndërtuar një nga pallatet e tij, në rrugën “Faik Konica”. Policia është rikthyer sërish këtë mëngjes në vendin e ngjarjes dhe nuk ka gjetur asnjë gëzhojë. Nga kqyrja e kamerave rezulton se Reçi ka qenë eduke ecur poshtë banesës dhe ka rënë pas të shtënës. Ai ka marrë vetëm një plumb në kokë. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Traumës, por përpjekjet për ta shpëtuar ishin të pasuksesshme dhe ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda. Eduart Reçi ishte një biznesmen i njohur, pronar i disa subjekteve në këtë zonë, dhe gjithashtu ka pasur një karrierë të shquar, duke shërbyer si ish-drejtor në SHISH. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të atentatit. Po ashtu, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë nga zona e krimit, për të ndihmuar në hetim. Ndërkohë, autori i krimit është ende në arrati dhe nuk është identifikuar ende nga autoritetet. Shkaqet e këtij atentati mbeten të paqarta, por dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për një akt të planifikuar të hakmarrjes ose një atentat të mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights