Ajo që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në komisionin hetimor të “Sterilizimit” me “përplasjen” mes ish-ministrit Ilir Beqaj dhe deputetes Ina Zhupa, ka shkaktuar tensione që në nisje të seancës së sotme plenare.

Flamur Noka u shpreh se Kreu i Gardës duhet të mbajë përgjegjësi pasi e ka lënë pa gardistë komisionin, duke mundësuar kështu hyrjen e Beqajt në sallën ku po mbahej mbledhja.

“Duhet të mbajë përgjegjësi që mbrëmë e ka lënë komisionin pa gardistë në sallën ku zhvillohej komisioni. Beqaj guxonte të intimidonte deputetët.
Kryetari i Komisionit është ai që urdhëron Gardën ta lejojë të hyjë apo jo”, tha ai.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali duhet të jetë e shqetësuar në lidhje me faktin që një nga deputetët e PD është kërcënuar gjatë punës në Kuvend, jo të shqetësohet në lidhje me etikën e komunikimit të deputetëve në seancë.

 

Në lidhje me mbylljen e komisionit, Bardhi u shpreh se nuk ka përfunduar planin e punës, dhe ndërprerja e tij duke mos shtyrë afatet, nënkupton mohimin e të drejtës së opozitës për të hetuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights