⚙️

Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Gjici 770x434

Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici i cili kërkon qëndrimin në shtëpi për pjesën e mbetur të dënimit për shkak të kushteve shëndetësore.

Gjykata vendosi thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të pretenduar të Safet Gjicit. Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është vendosur më datë 14 nëntor 11:45.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan dënimit për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në kërkesën e tij drejtuar gjykatëses Suela Lika, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që i ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore.

Safet Gjici i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights