Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot se, Partia e Lirisë do të përshkallëzojë aksionin opozitar në terren, në luftë kundër “narkoregjimit”.
Gjatë një takimi me drejtuesit kryesorë të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.5, në Tiranë, ai përgëzoi angazhimin e anëtarësisë për të kontributin në këto ditë të vështira jo vetëm për opozitën, por për të gjithë vendin.
Blushi foli për nisjen e takimeve derë më derë dhe fitore të opozitës në 2025.
“Jemi mbledhur sot në këtë takim që përkon me një ditë të shënuar, 35-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, një ngjarje e cila rikthehu 35 vite më parë lirinë, Shtetin e së Drejtës dhe të drejtat e njeriut jo vetëm në gjysmën e shtypur të Europës, por vecanërisht edhe në vendin tonë që ka përjetuar një nga diktaturat më të egra të Kontinentit, ngjarje e cila na kujton sot rëndësinë e luftës së pakompromis dhe të vendosur në mbrojtje të këtyre vlerave në mënyrë që regjimet autoritare të mos kenë më vend në Shqipëri.
Për fat të keq, sot Shqipërinë e ndan nga Europa një tjetër mur, që është muri i Narkoregjimit të instaluar me dhunë nga Edi Rama dhe sigurisht edhe nga Narkodrejtësia në shërbim të tij, që sot janë shndërruar në armikun kryesor dhe më të egër të lirive, të të drejtave dhe të dinjitetit njerëzor, përgjegjëset kryesore të vrasjes së shpresës së qindra e mijëra shqiptarëve që vijojnë edhe sot të largohen nga vendi.
Sikundër e theksuan edhe kolegët e mi të nderuar, Partia e Lirisë është sot në gjendje të jashtëzakonshme. Jemi në një gjendje lufte me Narkoregjimin, që vetëm pak javë më parë rrëmbeu në mënyrë kriminale dhe terroriste, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin sot e kanë izoluar në mënyrë ekstreme”, tha Blushi.
“Sot Partia e Lirisë ndodhet nën një agresion të pashembullt, nën një terror dhe sulm të pabesë nga ky regjim kriminal, nga kjo juntë sorosiane, që ka instaluar Edi Rama edhe me ndihmën e Narkodrejtësisë.
Rrëmbimi terrorist i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka patur për qëllim thjesht izolimin e tij por synon rrëmbimin mafioz të Partisë së Lirisë, një përpjekje që do të përfundojnë në koshin e plehrave sepse Partia e Lirisë është partia e patriotëve dhe nuk do të jetë kurrë Partia e Tradhtisë.
Qindra mijëra anëtarë të kësaj force politike janë gati të paguajnë çdo çmim dhe të mbrojnë edhe me gjakun e tyre këtë forcë patriotike, e cila sot i prin betejës Kombëtare për çlirimin e vendit nga Narkoregjimi. Përgjigjia jonë e vetme në këtë situatë, duhet të jetë vetëm përshkallëzimi i aksionit tonë opozitar në terren”, tha sekretari i përgjithshëm i PL.