Virusi mpox apo siç njihet ndryshe lija e majmunit ka regjistruar dy rastet e para të transmetimit local në Mbretërinë e Bashkuar.
2 personat e konfirmuar pozitiv me virusin mpox, clade Ib jetonin në të njëjtën shtëpi me rastin e infektuar gjatë udhëtimit në disa vende afrikane.
Këto janë rastet e para të transmetuara lokalisht të clade Ib në Rajonin Europian të OBSH-së dhe të parat jashtë Afrikës që nga shpallja e Emergjencës Shëndetësore Globale për herë të dytë në gusht 2024.
Mpox përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë fizik, përfshirë kontaktin seksual, dhe gjithashtu mund të transmetohet përmes objekteve të ndotura nga virusi, si rroba ose shtrati. OBSH thotë se përhapja përmes piklave respiratore mund të ndodhë në raste të rralla, por nuk është mënyra kryesore e transmetimit.