Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Tirane policia 1 756x450

Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.Blutë njoftojnë se i riu është lokalizuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ndërsa tani do të përballet me akuzat për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Shërbimet e Seksionit për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Around”.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të stadiumit “Dinamo”, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A. Ll., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights