Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një kallëzimi për fshehje pasurie. Ai ka dhënë dëshminë e tij për rreth një orë, ku ka sqaruar se çështja për të cilën është kallëzuar ka qenë pushuar më herët, por SPAK e ka hapur sërish. Pas dëshmisë, Baçi e ka cilësuar kallëzimin si të rremë, duke e konsideruar si një tentativë për të bërë lajm. “Ky kallëzim është thjesht për të krijuar ndonjë bujë, dhe unë isha i gatshëm të paraqitem dhe të jap dëshminë time,” ka thënë ai. Ai gjithashtu komentoi mbi natyrën e kallëzimeve, duke thënë se shumë prej tyre janë bërë nga individë që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër përveç se të krijojnë konflikte.

Në përfundim, ai sqaroi se nuk ishte marrë në pyetje nga një prokuror, por nga një punonjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). “Detaje të tjera nuk janë të nevojshme,” përfundoi Baçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights