Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar 9 persona në orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.
Në një shkollë një 17-vjeçar ka goditur me thikë një 18-vjeçar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisatiain e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. Sh., 40 vjeç, A. K., 21 vjeç, E. P., 21 vjeç, D. O., 21 vjeç, banues në Tiranë, të dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasit O. S., 21 vjeç, dhe E. L., 51 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Tish Daija”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë si dhe një qytetare që kishte njoftuar shërbimet e policisë për prishje të qetësisë publike, në një lokal.