Samsung mund të prezantojë në vitin 2025, një telefon që do të mund të trefish të paloset.
Nga Koreja Jugut pohohet se Samsung tashmë ka teknologjinë e duhur për një telefon të trefishtë të palosshëm, dhe zinxhirët e saj janë gati për produktin, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret nga Divizioni MX (Mobile Experience), i cili është për telefonat me ekranin e palosshme të gjigantit koreano-jugor.
Porositë për panelet OLED të palosshme ranë më shumë se 10 për qind, pasi kërkesa për Galaxy Z Fold6 dhe Galaxy Z Flip6 nuk i kaloi pritshmëritë.
Dërgesat e Samsung Display, kur fjalë për panelet fleksibël OLED, do të bëhet në 12 milionë në vitin 2024. Kjo është një rënie e madhe prej 40 për qind nga dërgesa e vitit të kaluar.