Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Suedia kanë paralajmëruar rishqyrtimin e marrëdhënieve me Gjeorgjinë, duke shprehur kritika pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat fitoren e shpalli partia proruse në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.
Mbështetësit e opozitës kanë protestuar të hënën pas raportimeve për parregullsi të mëdha në zgjedhje. Ata e akuzojnë Moskën për manipulimin e zgjedhjeve.
Kanadaja dhe Suedia njoftuan për vendime konkrete ndaj Qeverisë së tanishme të Gjeorgjisë.
Suedia njoftoi se do ta ndërpresë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me Qeverinë gjeorgjiane, ndërsa Kanadaja tha se po i rishqyrton marrëdhëniet me autoritetet në Tbilisi.
“Prandaj, Qeveria po e pezullon bashkëpunimin e drejtpërdrejtë mes Suedisë dhe Gjeorgjisë, i cili ende po vazhdon, duke përfshirë edhe me administratën tatimore gjeorgjian”, tha Dousa.
Në të njëjtën kohë, Suedia do t’i ndajë rreth 2.3 milionë dollarë për shoqërinë civile të Gjeorgjisë, tha ai.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kanadasë shprehu shqetësim në një komunikatë për ato që i quajti “akte të përhapura të frikësimit të votuesve, blerje votash dhe parregullsi të tjera gjatë ditës së zgjedhjeve” të raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë që monitoruan zgjedhjet.