Një ndërtesë apartamentesh në Gaza, pranë Beit Lahia, në veri të Rripit, u godit nga bombardimet izraelite gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ajo ishte e pushtuar nga persona të zhvendosur.
Sipas agjencisë Wafa, të paktën 93 njerëz vdiqën (fillimisht u raportuan 62 viktima në orët e mëngjesit), dhe bilanci vjen me rritje. Mes viktimave shumë gra dhe fëmijë, teksa ka edhe dhjetëra të plagosur. 40 persona raportohen ende të zhdukur.
Ndërtesa strehonte rreth 200 persona të zhvendosur. Dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur pas bombardimeve.
Kurse Ministria e Shëndetësisë e Libanit gjithashtu konfirmoi bilancin tragjik në Baalbek, në luginën lindore Bekaa dhe zona të tjera, me 60 viktima në 24 orët e fundit. Ministria tha se vdekjet u regjistruan në disa zona të rajonit.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka quajtur të patolerueshëm legjislacionin e ri izraelit që ndalon veprimtarinë e Agjencisë Palestineze të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) në Izrael dhe në territoret e pushtuara.
“Vendimi i parlamentit izraelit për të ndaluar UNRWA nga puna e saj për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur shëndetin e miliona palestinezëve do të ketë pasoja shkatërruese. Është e patolerueshme”, tha Tedros në një deklaratë.