📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar. Vendimi i tij vjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit kur PD nuk arriti të ishte forcë e parë në asnjë prej 61 bashkive të vendit.


Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar pas deshtimit ne zgjedhje te 14 majit.
Ai tha se zgjedhjet e 14 majit patën probleme serioze, duke nisur nga blerja e votës, përdorimi i bandave apo të fortëve.
Reagimi :
Zgjedhjet e 14 Majit, padyshim, patën probleme serioze: presione mbi administratën, përdorim të fortësh, përdorim oligarkësh, sistem elektronik difektoz etj. Por, para së gjithash, ne duhet të shohim nga vetja.
Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes së Partisë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. 

Ne duhet të vlerësojmë si duhet punën e bërë në terren nga strukturat e partisë, impenjimin e gjithësecilit, kontributin e gjithësecilit, për të kuptuar çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi si duhet.

Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar.

Enkelejd Alibeaj, që u komandua në krye të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, do të vazhdojë të mbajë detyrën si nënkryetar dhe do të jetë pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights