Kryetari i komisionit ad hoc antikorrupsion Fatmir Xhafaj foli sot në një konferencë me fazën e parë të punës për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion.
Xhafaj tha se Komisioni Anti-Korrupsion do të jetë i përqendruar në 3 shtylla: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit.
Gjatë fjalës së tij Xhafaj tha se shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara më 2016 janë të panegociushme, duke theksuar se Kuvendi duhet të kryejë kontrolle dhe të vlerësojë procesin.
“E kam shumë të vështirë të përcaktoj ku është e domosdoshme ndërhyrja. Është e vështirë të përcaktosh në këtë dokument se kush është më e rëndësishme. Janë në tre shtylla, mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit. Nëse i merr të tre këto shtylla gjenden mjaftueshëm komponentë dhe nënkomponentë që ka nevojë për ndërhyrje. Nëse do thosha ku është më e domosdoshme ndërhyrja, do e paragjykoja procesin. Kur të vijë në komision, unë do të kem të drejtën si kolegët e mi të shprehem mbi ato që mendoj se janë prioritet.