Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
3cbebef0 6958 4b33 adbf 82269ea9fe01 675x450

Opozita zhvillon më 29 tetor protestën e dytë kombëtare në Tiranë, në kuadrin e asaj që konsiderohet si mosbindja civile.

Kreu demokrat Sali Berisha i ka drejtuar një apel pensionistëve që të ngrihen kundër këtij regjimi që tallet me ta.

Berisha i ka drejtuar një thirrje gjithashtu shqiptarëve në New York që të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narko-regjimit që ka shkuar aty për të kërkuar votën e tyre.

“Keni një rol të dytë historik për të luajtur. Ashtu siç bëtë me sukses betejën kundër komunizmit në Shqipëri dhe për luftën e Kosovës, të jepni kontributin tuaj për rrëzimin e narko-diktaturës”, tha Berisha.

 

Kreu demokrat është pyetur përsa i takon oragnizimit të protestës dhe rrugët që do të bllokohen nga protestuesit, ndërsa tha se plani i protestës ende nuk ka përfunduar.

 

“Sapo të përfundojë plani i protestës do ua bëjmë të qartë mediave, pasi në gjykimin tim dhe opozitës është një ligj i artë ai bashkëpunimit, transparencës dhe komunikimit me gazetarët”, tha Berisha.

Më herët, Klevis Balliu nga protesta që u mbajt para Bashkisë së Tiranës duke iu drejtuar qytetarëve tha se në protestën e 29 tetorit të vishen me çizme, pasi përballë nuk kemi një parti politike, por një bandë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights