Në kuadër të turit ballkanik, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndroi të enjten në Shkup ku bisedoi me krerët e lartë shtetërorë për sfidat e këtij vendi lidhur me integrimin evropian. Von der Leyen vuri në dukje nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që do t’i hapin rrugën Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave mbi grup-kapitujt themelorë. Ndërkohë, autoritetet maqedonase theksojnë se integrimi në BE mbetet synimi parësor i vendit, por siç theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, “nuk duhet lejuar përulja e qytetarëve që në të ardhmen të përballen me kërkesa të cilat do të binin ndesh me idetë mbi të cilat mbështetet vetë BE-ja”. Maqedonia e Veriut do të marrë mbi 750 milion euro nga Plani i Rritjes së BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vizitoi Shkupin në një kohë kur procesi i integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian ka ngecur si rezultat i thellimit të mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që nga ardhja në pushtet e VMRO-DPMNE-së. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha në një konferencë shtypi se Komisioni dhe Bashkimi Evropian do të ndihmojnë që Maqedonia e Veriut të zbatojë zotimet që ka marrë në çdo hap të procesit dhe se ajo po punon fort për hapjen e shpejtë të negociatave për grup-kapitujt themelorë me këtë vend. “Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen dhe për mua është me rëndësi se ato bëhen për interesin e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, dua të konfirmoj dhe t’ju siguroj se do të bëjmë çdo hap përpara në mënyrë që të mbërrijmë tek qëllimi i përbashkët. Ju mund të mbështeteni tek ne”, iu drejtua zonja von der Leyen kryeministrit maqedonas, duke theksuar rëndësinë “e shikimit drejt së ardhmes dhe jo kthimin kah e kaluara”. “Duam ta shkruajmë kapitullin e ardhshëm së bashku për të ardhmen tonë të përbashkët”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski shprehet se Bashkimi Evropian është synimi i integrimit dhe interesi i çdo qytetari të vendit të tij. Sulmet turke raportohet se kanë vrarë 27 civilë në Siri, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përgjegjësinë

Një grup monitorues i luftës në Siri tha më 25 tetor se sulmet me dronë të Turqisë kanë vrarë 27 civilë në Siri në 24 orët e fundit.

Turqia ka nisur sulmet në Siri dhe Irak kundër militantëve kurdë, pas një sulmi vdekjeprurës në një kompani të mbrojtjes në Ankara më herët gjatë javës.

Forcat turke “në mënyrë dramatike kanë përshkallëzuar sulmet e tyre ajrore dhe tokësore në veri dhe lindje të Sirisë”, që nga dita e enjte, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi monitorues shtoi se ka dokumentuar 45 sulme me dronë dhe katër nga avionët luftarakë që kanë goditur infrastrukturë, përfshirë edhe stacione të ujit, energjisë dhe gazit.

Turqia nisi sulmet ajrore të mërkurën ndaj militantëve kurdë në Irak dhe Siri, duke i fajësuar ata për sulmin në Ankara që ka të vrarë pesë persona.

Edhe 22 persona u plagosën gjatë këtij sulmi, që Qeveria turke tha se ka “shumë të ngjarë” të jetë kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, organizatë e ndaluar në Turqi.

Forcat Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, thanë përmes një deklarate më 24 tetor se sulmet ajrore turke kanë vrarë 12 civilë në verilindje të Sirisë dhe plagosën 25 të tjerë.

“Përveç në zonat e banuara, avionët luftarakë të Turqisë dhe dronët kanë shënjestruar furrat e bukës, stacione të energjisë, ndërtesa të naftës dhe pika të kontrollit të Forcave të Brendshme [kurde] të Sigurisë”, thanë këto forca, duke thënë se po ashtu Turqia ka kryer granatime.

Nderkohe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ( PKK ) mori përgjegjësinë sot, të premten, për sulmin që ndodhi të mërkurën në kompaninë turke të mbrojtjes TUSAS që la pesë të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights