Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO për dosjen Partizani, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.

Avokati Genc Gjokutaj tha në një komunikim për mediat, që seanca është shtyrë për datën 25 nëntor në orën 12.

Ai u shpreh se seanca paraprake është caktuar para 10 ditëshit që mbrojtja ka në dispozicion për të shqyrtuar aktet.

Kujtojmë se në seancën paraprake, gjyqtare e së cilës është Flojera Davidhi, vendoset nëse çështja do të shkojë për gjykim, dosja do të kthehet pas ose do të pushohet çështja.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv”, ndërsa Begeja për “Pastrim parash”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights