Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në shenjë simbolike iu drejtua Strasburgut për të ngritur zërin kundër inkriminimit të qeverisë Rama, zgjedhjeve të blera nga krimi i organizuar dhe narko mafia.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi dhe n/Kryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, deputetët Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku zhvilluan takime informale me drejtues të grupeve parlamentare në Parlamentin Europian, ndërsa jashtë selisë së PE-së ndodhej grupi parlamentar i PD në një manifestim sensibilizues.
Deputetët demokratë mbanin në duar pankarta me mesazhe drejtuar europarlamentarëve: “Liri për Berishën, “Shqipëria- Parti Shtet”, Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”, Zgjedhjet në Shqipëri si të Stalinit – Ka rëndësi kush numëron, jo kush voton!, “Liri për deputetin Salianji”, etj.”
Deputetët demokratë e quajtën të domosdoshme këtë protestë simbolike në Strasburg.
Edi Paloka theksoi se sensibilizimi i eurparlamentarëve ka të bëjë me situatën në Shqipëri. Është vërtetuar tashmë, tha ai, që Rama shet ccdo interes dhe ccdo gjë të shqiptarëve për të përfituar pak mbështetje që ai e quan mbështetje ndërkombëtare.
“Ne duhet të sensibilizojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare për atë që po ndodh në Shqipëri. Një situatë që po rëndohet ccdo ditë e më shumë. Nuk jemi në prag-diktature, jemi në diktaturë. Ajo që ndodhi me ish-presidentin me një rrëmbim banditesk i bërë qëllimisht nga Edi Rama nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas një akti të tillë është dora e Edi Ramës është si të thuash fundi i asaj që konsiderohet demokraci në Shqipëri. Sali Berisha jo vetëm u njoh si Kryetar i Partisë Demokratike por iu kërkua në emër të Partive Popullore që të dërgojë përfaqësues të Partisë Demokratike”, tha Paloka.