Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov
Milatoviç, ka bërë sot betimin në Kuvendi, duke marrë kështu detyrën e kreut të
shtetit.

“Betohem se do t’i kryej detyrat e presidentit me
përgjegjësi, nder, ndërgjegje, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe
ligjit”, tha ai.


Në ceremoni morën pjesë një numër i madh zyrtarësh
të huaj, duke përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe
presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe dhe Sekretarja e Përgjithshme e RCC
Majlinda Bregu. Gjithashtu ishte edhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel
Escobar si dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin
Perëndimor, Stuart Peach.

Pas betimit, Milatoviç tha se është i nderuar që
është presidenti i ri i Malit të Zi.

“Unë do të jem me të vërtetë president i të gjithë
qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare dhe fetare”, tha ai.
Presidenti i ri deklaroi se së bashku me vendimmarrësit e tjerë kanë përpara
detyra të mëdha, të cilat do t’i kryejnë në një mjedis më të lirë.

Milatoviç nënvizoi se prioritet i të gjitha
prioriteteve do të jetë përshpejtimi i rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimit
Evropian. Ai është presidenti i tretë që nga shpallja e pavarësisë së Malit të
Zi më 21 maj të vitit 2006.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights