OBSH ka lëshuar
një alarm të ri, duke thënë se ka pasur një shtim të rasteve të foshnjave me
“miokarditit të rëndë”, përkatësisht tek të porsalindurit mes qershorit 2022
dhe marsit 2023 në Uells të Anglisë.
Sipas zyrtarëve të
OBSH, kjo dyshohet lidhet me infeksionin enterovirus, i cili rrallë prek
zemrën.
Një zëdhënës i
Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) konfirmoi
për mediat britanike se 10 foshnja janë diagnostikuar në Uells dhe pesë janë
diagnostikuar në Angli.
OBSH tha se
“ndonëse infeksionet me enterovirus janë të zakonshme tek neonatët dhe foshnjat
e vogla, rritja e raportuar e miokarditit me rezultate të rënda tek të
porsalindurit dhe foshnjat e lidhura me infeksionin enterovirus, është e
pazakontë”.
Sipas OBSH gjatë
gjashtë viteve të fundit, “është identifikuar vetëm një rast tjetër i
ngjashëm”.
OBSH vlerësoi
rrezikun e shëndetit publik si të ulët, por shtoi se në situata të caktuara,
“mund të jetë e këshillueshme mbyllja e objekteve të kujdesit për fëmijët dhe
shkollave për të zvogëluar intensitetin e transmetimit”.