Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në nisje të punimeve të seancës plenare të kësaj të enjte, përshëndeti çeljen e grupkapitullit të parë të negociatave Shqipëri-BE, ku dy ditë më parë në Luksemburg u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare. Kryeparlamentarja tha se ky është një moment historik dhe kurorëzoi progresin e reformave.

Sipas saj, Shqipëria nuk ka asnjë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Spiropali iu drejtua edhe opozitës duke e ftuar që të bashkëpunojë me mazhorancën për përshpejtimin e realizimit të procesit të anëtarësimit në BE.

“Siç tashmë e dimë, në datën 15 tetor, në Luksemburg, u mbajt Konfereca e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, për çeljen e negociatave për Grup-Kapitujt “Themelorët”. Ky është moment historik, hap i madh përpara drejt realizimit të ëndrrës rilindase naimiane se për ne, shqiptarët, dielli lind nga perëndon. Është një gur themeli në rrugëtimin tonë drejt ribashkimit me Europën, të cilës i përkasim genetikisht, gjeografikisht, historikisht, kulturalisht, me rrënjë, me frymë, me perspektivë e vizion.

15 tetori kurorëzoi përpjekjet e mëdha të deritanishme të Shqipërisë drejt Europës, arritjet tona të dukshme dhe të padiskutueshme në progresin e reformave demokratizuese dhe integruese, të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

Ne kemi dëshmuar me vepra, me reforma, se kemi vetëm një plan A drejt të ardhmes sonë, drejt Bashkimit Europian.

Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm kështu përmbushim aspiratën e të gjithë shqiptarëve, të cilët si asnjë popull tjetër në Ballkanin Perëndimor, na mbështesin, nxisin e frymëzojnë në udhën drejt familjes europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights