Jorida Tabaku, Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit Evropian, e konsideron si një lajm të mirë hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë mes Shqipërisë dhe BE.

Gjithsesi Tabaku, ndërsa e konsideron një proces thellësisht burokratik, akuzon mazhorancën se ka lënë opozitën padrejtësisht jashtë këtij procesi, duke mos e bërë transparencë mbi dokumentet e firmosura në Bruksel.

Deputetja demokrate u shpreh se jemi 10 apo 12 vite pas dhe mendoj që do të ishin bërë gjërat shumë ndryshe nëse negociatat do të kishin nisur në 2013. Tabaku tha se procesi i negociatave me BE nuk nisi atëherë kur Qeveria e propagandonte.

Në vijim deputetja demokrate ka ngritur shqetësime në lidhje me flukset e paligjshme të parave që kanë penetruar në ekonomi që ka krijuar një burim të rëndësishëm informal të këtyre parave.

“Gjatë periudhës zgjedhore, është e rëndësishme të sigurohet trajtimi i drejtë dhe i paanshëm i të gjitha forcave politike. Kjo përfshin garantimin e proceseve transparente dhe të drejta për të gjithë liderët politikë dhe zyrtarët lokalë, duke forcuar kështu institucionet demokratike. Siç kemi ngritur shqetësim për një sistem drejtësie efikas dhe të drejtë, është e nevojshme të adresojmë sfidat aktual. Qytetarët përballen me pritje të gjata për vendime gjyqësore, me një mesatare prej 14.6 vitesh për çështjet civile dhe 10 vitesh për ato penale. Masa duhet të merren për të reduktuar stokun prej 139,000 dosjesh”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights