E qëllova me thikën e tij. Kështu ka deklaruar para policisë 15-vjeçari A.GJ i cili vrau bashkëmoshatarin e tij në Shkodër. Në gjendje të rënduar psikologjike ai ka treguar se gjithçka ndodhi pas një grindjeje “Fillimisht u zumë. Pastaj ai më qëlloi në sup me thikë. Unë mora thikën e tij dhe e godita disa here.” Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë edhe të një fëmije tjetër të vogël i cili ndodhej në vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori dhe viktima Emiljano Gjoni njiheshin me njëri-tjetrin. Viktima dhe autori frekuentonin të njëjtën shkollë, teksa ishin në vitin e parë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Ajo që dyshon policia është se dy të miturit mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm duke qenë se ishin në të njëjtën shkollë, konflikt i cili përfundoi më pas me ngjarjen fatale. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:30 në lagjen Skënderbeg të Shkodrës ndërsa 15-vjeçari u gjet i plagosur nga një kalimtar i rastit. Ky i fundit e dërgoi në spital për ndihmën mjekësore, por i mituri nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra. Pak orë më pas policia vuri në pranga autorin A. Gj ndërsa sekuestroi edhe thikën me të cilën u krye krimi.