Ish-kryeministri
Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se
në zgjedhjet e 14 majit përdori bandat për të terrorizuar qytetarët.



Ai denoncoi
raste të blerjes së votave, ndërsa theksoi se bandat u dërguan nga Dubai,
ndërsa kriminelë u liruan nga qelitë.

Marrim rastin e blerjes së votës, SKAP-i thotë kjo lejohet në zgjedhje lokale sepse kështu ka thënë KQZ. A ka dhunim flagrant të ligjit se sa ky? Kushtetuta kurrë nuk mund të ndajë vlerën e votës për zgjedhje të përgjithshme apo për zgjedhje lokale. Të gjitha çështjet e dërguara janë kthyer mbrapsht pasi porosia është e prerë, ata mund të jenë vetëm mburojë e narkoshtetit karteleve të drogës dhe bandave të tyre. Duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për Komision Hetimor Parlamentar për këtë farsë më e turpshmja elektorale në historinë e Europës. 

Ne po
përgatisim raportin, bota e krimit u vërsulet qendrave të votimit. Pati lirime
nga burgu, u përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate, burgje që
votonin 100% njësoj si në diktaturë..

Ulsi Manja
është një kriminel elektoral, ka përdorur administratën e burgjeve. Në krye të
krimit qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Salillari është kapur në flagrancë me
blerje votash. Rrok Gjoka merr në patronazh qendër votimi në Bulqizë dhe
ndërhyn fuqishëm. Belinda Balluku ka terrorizuar zonën, në takimet e saj, ajo
ndante qendër votimi me biznes. Janë përdorur forma të ndryshme. Në Klos
demokratët e kapën tjetrin në makinë që mbante para, policia e fshihte
kriminelin elektoral. Në Librazhd ndihmat ushqimore ndaheshin haptas, liheshin
në supermarkete nga ish-shoferi i Taulant Ballës. Bandat në qytetet e mëdha u
hodhën në një sulm të egër, të gjitha në regjinë e Edi Ramës
–  tha Berisha

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights