Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dhënë disa detaje më shumë për marrëveshjen me Britaninë e Madhe për deportimin e shqiptarëve të burgosur drejt Shqipërisë. Manja ka deklaruar se kjo ëhstë një marrëveshje teknike, nga e cila të gjithë shpenzimet mbulohen nga shteti britanik. Po ashtu ai ka theksuar se marrëveshja është e vlefshme për 2 vite, por është bërë me kusht rinovimi.


Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Anglisë për të riatdhesuar të denuarit do të zgjase për dy vite. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja shprehet se nuk ka ndryshime thelbësore në këtë procedurë por është një veprim që u jep mundësinë që të jenë sa më pranë familjarevë të tyre.

“Ne kemi një marrëveshje të arritur me Britaninë për transferimin e të dënuarve. Është një marrëveshje teknike që plotëson marrëveshjen e ratifikuar në kuvend në vitin 2021. Kriteret për transferimin janë të përcaktuara në marrëveshjen që është në fuqi në 2021. Marrëveshja ka si qëllim kryesor që këta shtetas shqiptar ta vuajnë pjesën e vuajtjes së dënimit pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre. kemi të dënuar që për vite me radhë s’kanë kontakte me familjarët. Kjo marrëveshje bën të mundur që brenda kapaciteteve që ne kemi, të vijnë ta vuajnë dënimin në Shqipëri

Ende nuk është e qartë se sa është numri i shqiptarëvë që duhet të kthehen por shpenzimet e qeverisë do te jenë zero

Shpenzimet dhe kostot do të përballohen nga Britania për çdo ditë të qëndrimit dhe vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights