Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka dërguar letër partive ku i bën me dije se në zgjedhjet e 2025, votimi elektronik nuk mund të realizohet në pesë qarqe.

Celibashi sqaron se koha në dispozicion është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi në këtë numër qarqesh.

Për pasojë KQZ propozon që aplikimi i votimit elektronik të bëhet vetëm në qarqet e Elbasanit dhe në atë të Durrësit.

Sa i përket Elbasanit, ishte një nga qarqet ku ky lloj votimi i aplikua edhe në zgjedhjet e 14 majit 2023 në shumicën e qendrave të votimit dhe votuesit e kanë si eksperiencë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights