Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në aktivitetin e Prezantimit të Skemës Kombëtare të Investimeve në Ferma, një program i rëndësishëm në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë dhe fermerëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit,  znj. Ogerta Manastirliu etj.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali u shpreh se kjo Skemë është pjesë e politikave për nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë, por edhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale.

“Dëshiroj të nënvizoj që në fillim se kujdesi për zhvillimin e fshatit dhe të bujqësisë ka qenë dhe do të vijojë të jetë një prioritet i qeverisjes sonë. Programet tona i trajtojnë në mënyrë shumëplanëshe çështjet e fshatit dhe të bujqësisë, duke harmonizuar mbështetjen për prodhimin bujqësor e fermerët, me shtimin e shërbimeve në zonat rurale. Ne nisemi nga qëllimi që investimet publike në bujqësi e zonat rurale të ndihmojnë zbutjen e pabarazive në zhvillim.”-u shpreh Spiropali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights