Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2024 10 08 133049 632x420

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me homologen e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa dy kryetarët e shteteve ndodhen në Tivat të Malit të Zi ku po mbahet takimi në kuadër të Procesit të Bërdo Brijunit.

Presidenti Begaj ndërsa publikoi foto të takimit në rrjetin social X theksoi se takimi me Osmanin ishte një takim i përzemërt e vëllazëror.

“Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ndërkaq, edhe presidentja Osmani publikoi në rrjetet sociale foto nga takimi me Begajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights