Kryetari i bashkisë së një qyteti të rrënuar nga dhuna mes bandave kriminale në Meksike u vra të dielën më pak se një javë pasi mori detyrën, konfirmuan autoritetet meksikane.
Alejandro Arcos u vra vetëm gjashtë ditë pasi mori detyrën si kryebashkiak i qytetit Chilpancingo, një qytet me rreth 280.000 banorë në Meksikën jugperëndimore. Konfirmimi zyrtar erdhi pasi fotot qarkulluan në aplikacionin e mesazheve ËhatsApp që përshkruanin një kokë të prerë në majë të një kamioni, që duket të jetë ajo e Arcos.
Vdekja e Arcos vjen vetëm tre ditë pasi sekretari i ri i qeverisë së qytetit, Francisco Tapia, u qëllua për vdekje.