Partia Demokratike e konsideron ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj si autorin e hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji. Sot, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli akuzoi Xhafajn si të përfshirë të skandale korruptive e pastrim parash. Vangjeli tha se të përfshirë janë edhe kryeministri Edi Rama e kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës”, tha Vagjeli duke përmendur disa investime në sektorin e ndërtimit në kryeqytet, pas të cilave, shton ajo, qëndron ish-ministri i Brendshëm. Gjithashtu, Vangjeli theksoi se në burg nuk duhet të ishte deputeti i PD, Ervin Salianji, por ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.