Së paku tre civilë janë vrarë nga granatimet ruse në katër rajone të Ukrainës të premten, thanë zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë. Ndërkohë, një sulm me dronë ia vuri zjarrin një depoje nafte në rajonin Voronezh të Rusisë.

Dy banorë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në rajonin Donjeck në lindje të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Vadym Filashkin, në Telegram.

Në rajonin jugor Herson u vra një person dhe katër të tjerë u plagosën gjatë bombardimeve ruse ndaj 14 vendbanimeve në 24 orët e fundit, tha guvernatori rajonal, Oleksandr Prokudin.

“Ushtria ruse sulmoi infrastrukturën civile, si dhe ndërtesat e banimit dhe rrjetet e komunikimit. 35 shtëpi u shkatërruan”, tha Prokudin në Telegram, duke shtuar se u dëmtuan objekte bujqësie, depo, autobusë, makineri bujqësore dhe automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights