Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar socialist, Niko Peleshi, në prani të profesorëve të Universitetit të Korçës dhe profesorë nga Diaspora, ishte e pranishme në prezantimin e planit të transformimit dhe zhvillimit të këtij universiteti.

Plani është hartuar nga ekspertët e angazhuar në grupin e punës, ku përfshihen edhe tre prej akademikëve në Diasporë. Plani synon të profilizojë universitetin e Korçës, por dhe ti japë një model që të drejtojë edhe zhvillimin për universitetet tona rajonale që të jenë më tërheqëse për studentët. Kjo do të mundësojë që programet e studimit të mund të orjentohen drejt tregut të punës, por edhe zhvillimet rajonale.

Ministrja e Arsimit tha se profilizimi bëhet me synim fuqizimin e universitetit dhe transformimin për të patur studentë të cilët diplomat e tyre mund të afrojnë më shumë me tregun e punës në kohë sa më të shpejtë por dhe të rrisim interesin e tyre jo vetëm tek te rinjtë e Korçës por edhe të rajonit e më gjerë, sepse në fokus të profilizimit të universitetit të Korçës për ta bërë universitet inteligjent, do të ketë edhe fokus për të rritur investimet në infrastrukturën e kërkimit shkencor, të laboratorëve për të ngritur qendra të ekselencës për ti dhënë universitetit të Korçës atë transformim të nevojshëm për të optimizuar programet e kërkimit shkencor por dhe për ti dhënë më shumë qasje rajonale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights