Një 36-vjeçar shtetas kosovar është proceduar penalisht pasi u kap në pikën kufitare të Morinës me një shumë parash të cilat tentoi ti kalonte në Shqipëri pa i deklaruar.
Sipas një njoftimi zyrtar, i riu nga Kosova nuk ka bërë me dije në lidhje me shumën që ka pasur teksa udhëtonte nga Kosova, por gjatë kontrollit u gjetën 18 mijë euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Njoftimi i policisë:
PKK Morinë/ Tentoi të fuste në Shqipëri, 18 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas kosovar).
Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin kosovar D. M. Gjatë kontrollit u gjetën 18 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.