Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, në fjalën në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit, u shpreh se krijimi i Komisioni të Posaçëm me synimin e avancimit të reformave të mirëqeverisjes, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit, është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit.
“Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu dhe perceptimi i korrupsionit mbeten më të larta se mesatarja e BE-së, prandaj ne duhet të përqendrohemi që të gjitha përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë”, tha ai.
Gonzato u shpreh se është shumë e rëndësishme që rezultatet në luftën ndaj korrupsionit të jenë të dukshme.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën kundër korrupsionit me vendosmëri me anën e veprimeve të tyre konkrete, duke përfshirë këtu kuadrin e duhur ligjor dhe institucional, burimet e duhura dhe gjithashtu përpjekjet antikorrupsion duhet të jenë të dukshme, duke përfshirë parandalimin, zbatimin e ligjit dhe ndjekjen penale. Në Shqipëri ne presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupsion 2024-2030 të përfundohet të shpejti dhe të miratohet. Pas miratimit ne presim zbatimin e plotë të kësaj strategjie, në veҫanti në sektorë me rrezik të lartë si Kadastra, Administrata Tatimore, Dogana, Prokurimi Publik, arsimi dhe shëndetësia. Kuvendi krijoi një Komision të Posaçëm me synimin e avancimit të reformave të mirëqeverisje, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kjo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë kështu një sërë aktorësh dhe ekspertësh. Në fakt një përpjekje në të gjithë vendin dhe sigurisht që duke patur parasysh rezultatet që janë arritur duhet të vijojmë më tej.