Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka folur këtë të enjte për sfidat e institucionit që ai drejton. Gjatë forumit rajonal të mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit, Dumani tha se krahas elementëve të krimit të organizuar, subjekte të SPAK janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë si ish-kryeministra, ministra, deputetë, gjyqtarë e drejtues të Policisë së Shtetit.

Po të shikosh lariminë e subjekteve që ne kemi arritur të ngremë akuza apo i kemi në hetim tregon se ne shikojmë zyrtarë të nivelit të lartë, në rang ish-kryeministri, ish zv.kryeministri, ministra, deputetë, gjyqtarë, punonjës policie, kryetare bashkie, ish kryetarë bashkie. Këto duhen parë si një indicie si një shenjë se SPAK po matarohet dhe është në gjendje për të patur një vendim fajësia. Sa i takon krimit të organizuar kemi patur rezultate të prekshme, duke proceduar penalisht personazhe që deri dje as nuk mendoheshin të prekeshin”, tha Dumani.

Kreu i SPAK u shpreh se nuk ka mbetur jashtë vëmendjes as goditja e pasurisë së vënë nga krimi, falë edhe legjislacionit të mirë në dispozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights