Everesti rritet më shumë, rreth 2 mm çdo vit. Kështu mali më i lartë i Tokës vijon ngritjen e lartësisë së tij, fenomen që vjen si pasojë e rrjeti hidrik rreth 75 km larg, që duke gërryer një grykë, shkakton ngritjen e lehtë të zonave përreth.
Llogaritjet janë bërë duke përdorur instrumente GPS dhe kërkuesit e universitetit kinez të Gjeoshkencave dhe Universitetit College të Londrës shpjegojnë se ky proces ka nisur 89 mijë vjet më parë, duke e bërë ngritjen e lartësisë së tij konstante.
Ky që verifikohet është një proces shumë i ngadaltë, dhe zakonisht ndodh kur akullnajat shkrihen dhe korja e Tokës, e çliruar nga pesha pëson ngritje. Në rastin konkret, korja e tokës nuk po lartësohet si pasojë e shkrirjes së akujve, por si pasojë e procesit të gërryerjes së terrenit nga uji.