Ka përfunduar pas tre orësh seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut në Gjykatën e Posaçme për çështjen “Gërdeci”.
Avokatët e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu kërkuan riekspertim të pjesshëm për llogaritjen e kostos për demontimin në fabrikën e Poliçanit.
Teksa Gjykata do shprehet lidhur me këtë kërkesë në seancën e radhës që pritet të zhvillohet më 9 tetor në orën 09:00.

Përmes avokatit të tij, Henrik Ligori, ish-ministri Mediu ka kundërshtuar akt-ekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

“Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonomiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.
Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.
Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.
Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights