Ushtria izraelite ka hakuar kullën e kontrollit të Aeroportit Ndërkombëtar Rafic Hariri të Bejrutit, duke kërcënuar një aeroplan civil iranian që tentoi të ulej.Ministria e Transportit e Libanit udhëzoi autoritetet e aeroportit që të parandalojnë hyrjen e aeroplanit iranian në hapësirën ajrore libaneze pas kërcënimeve izraelite për të shënjestruar aeroplanin nëse ai ulet në aeroport.
Burime brenda ministrisë libaneze konfirmuan për Anadolu se direktiva u dha pas qëndrimit agresiv të ushtrisë izraelite.Nuk ka ende asnjë koment nga pala izraelite mbi raportet në fjalë.
Megjithatë, disa orë më parë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, paralajmëroi se ushtria “nuk do të lejojë që asnjë armë të transferohet te Hezbollahu”, duke përfshirë “përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit”.