Palestina dhe Armenia kanë njoftuar zyrtarisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që synojnë forcimin e lidhjeve dypalëshe në të gjitha nivelet.
Sipas zyrës së kryeministrit palestinez, Mohammad Mustafa, njoftimi vjen në margjinat e seancës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po mbahet në New York.
Kryeministri palestinez vlerësoi njohjen e Armenisë për shtetin e Palestinës, duke e konsideruar si një “investim real në paqe” dhe një hap praktik drejt mbështetjes së zgjidhjes me dy shtete që synon t’i japë fund pushtimit izraelit dhe krijimit të një shteti të pavarur palestinez.
Mustafa gjithashtu shprehu mirënjohjen për votat pozitive të Armenisë për rezolutat që lidhen me Palestinën.
Më 21 qershor, Ministria e Punëve të Jashtme e Armenisë njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke e bërë Armeninë vendin e 149-të që ndërmerr këtë hap të rëndësishëm.