Ish-kryetari i Bashkisë
Durrës, Vangjush Dako po përballet me gjykatën e posacme për rivlersimin e masës
së sigurisë.
Ai akuzohet dy herë për
shpërdorim detyre për 2 raste.
Përapra gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit
ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin
e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk
kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.
Ish-kryebashkiaku ka thënë
se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender.
Ish kryetari i Bashkisë
Durrës, Vangjush Dako, i ka këkrkuar gjykatës masë më të butë sigurie. Avokati
i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka
lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit
shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.
Procedimi ndaj Dakos ka
nisur në vitin 2020 ka ardhur pas kallëzimit të disa banorëve të pallatit të
ndërtuar nga shoqëria “Fakle” me administrator Fiqiri Farrukun, gjithashtu i
arrestuar.
Rasti tjetër ku Vangjush Dako
dyshohet se ka shkeluar detyrën ka të bëjë me një denicim të ferdind xhaferraj
i cili në atë kohë ishte kreu i PD në Durrës
Ky kallëzim lidhej me
reabilitimin e vijës bregdetare nga zona e Brrylit deri në Currila.
Sipas dosjes ne SPAK bashkia e drejtuar nga Dako hapi një tender për
shërbim kosulence për projektin por duke 10 –të fishuar vlerën e tij
Kompania fituese e tenderit i mori të gjitha paratë me
firmën e Dakos edhe pse KLSH i kishte bërë
me dije zyrtarisht bashkisë së Durrësit se kishte shkelje me një dëm prej 18
mil lekë për buxhetin e shtetit
Për kete dosje janë në akuzë
dhe 9 persona të tjerë zyrtarë dhe ndërtues ata akuzohen për shpërdorim detyre
dhe falsifikim dokumentash
Po ashtu ai akuzohet edhe
për abuzime me një tender me vlerë 180 mln lekë të vjetra. Bëhet një tender për
mbushjen me rërë të bregut të Currilave, ku do bëhej një shëtitore. Në këtë
projekt u shpenzuan afro 180 milionë lekë, por ai nuk është realizuar. Padia
mbi abuzimin me tenderin u bë nga KLSH.
Ndërsa lidhur me lejen e
pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati.

