Pasi kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka
propozuar një draft për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në
Kosovë ka reaguar Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca  


Konjufca e
ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministri Edi Rama, pasi tha se nuk duhet
të ndërmerrte një hap të tillë pa u konsultuar paraprakisht me kreun e qeverisë
së Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur nëse
kanë kërkuar nga Rama që ta kenë draftin e Asociacionit, Konjufca tha jo, pasi
që nuk kanë interes.

“Jo nuk kemi
interes, sepse mendoj që kjo është çështje e institucioneve të Kosovës.
Kryeministri shqiptar tha se është sekret, por nënkryetari jonë tha se e ka
parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pasë efekt në
Kosovë. Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen. Në parim mendoj që
është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse
kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me
kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku.
Ata takohen shpesh mendoj por ky ishte një veprim i anshëm”, tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights