Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesi e kësaj të hëne, në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi është publikuar nga Corriere Della Sera.

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset, u shua në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

Mëngjesin e sotëm, vëllai i tij Paolo bashkë me fëmijët, kanë shkuar në spital, ku ndodhej edhe ish-partnerja e tij, Marta Fascina.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta e ish-kryeministrit dhe biznesmenit italian Silvio Berlusconi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foto bashkë me Berlusconin, ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe popullin italian.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!”, ka shkruar më tej kreu i PL-së.

Postimi i plotë:

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!

Duke vlerësuar lart kontributin e Tij të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, jam i bindur se do të kujtohet përherë me respekt.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe popullin italian për këtë humbje të madhe!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian Silvio Berluconi.

“Mirupafshim President dhe mik i Shqipërisë”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Ramës:

ADDIO PRESIDENTE E BUON AMICO DELL’ALBANIA

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights