Donald Trump ka deklaruar se nuk do të garojë më për president në vitin 2028 nëse pëson disfatë në presidencialet e 5 nëntorit. Ish-presidenti, 78 vjeç, ka qenë kandidat republikan në tre palë zgjedhje, duke e transformuar dukshëm partinë gjatë tetë viteve të fundit.
Në një intervistë për Sinclair Media Group, Trump u pyet nëse do të garonte përsëri në rast humbjeje ndaj kandidates demokrate, Kamala Harris. “Jo, mendoj se jo. Them se do ta mbyll me kaq,” tha ai, duke shprehur shpresën për sukses në nëntor.
Ligji në SHBA ndalon presidentët që të mbajnë më shumë se dy mandate, kështu që edhe nëse Trump fiton këtë vit, nuk pritet të garojë më në 2028. Rivaliteti me Harris po forcohet, me sondazhe që tregojnë se dy kandidatët janë shumë afër në shtetet kryesore, të cilat do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Trump nisi fushatën e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në 2020, njëkohësisht me inaugurimin e tij në 2017, dhe vazhdoi me një fushatë të re për rizgjedhje në nëntor 2022.