Një aksident
ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit,. Një mjet,tip
Mercedes Benz u përplas në kryqëzimin e rrugës me dy mjete të një filiali
banke, njëra prej tyre me vlera monetare.
Pas
përplasjes së fuqishme, shoferi i dehur në timon është larguar me shpejtësi nga
vendngjarja por është kapur disa metra më poshtë nga patrullat e policisë.Në
vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të sektorit të qarkullimit rrugor që
po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht,
nga ana e policisë,janë sekuestruar dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve
përreth për të evidentuar shkaktarin e aksidentit, ndërkohë që konfirmohet se
drejtuesi i mjetit tip “Benz” ishte i dehur.
https://www.facebook.com/blueledED/