MALËSI E
MADHE

Eshtë vënë  në pranga një 62-vjeçar i shpallur në
kërkim .


I ndaluari,
në bashkëpunim me vëllanë dhe bashkëshortet e tyre, kishte përshtatur një
magazinë për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave.

Si rezultat,
në vijim të fazës së 10 të këtij megaoperacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në
pranga shtetasi i shpallur në kërkim U. V., 62 vjeç, banues në fshatin Jeran.

Gjykata e
Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj 62-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest
në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në
bashkëpunim” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

 

Më 7 dhjetor
të vitit 2022, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, Policia e Shkodrës zbuloi
në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, një magazinë të përshtatur nga shtetasit U.
V., Gj. V. (shtetas ende në kërkim, vëllai i shtetasit U. V.), F. V. dhe M. V.
(bashkëshortet e 2 vëllezërve), për kultivimin e bimëve narkotike cannabis
sativa, me anë të llambave. Si rezultat i kësaj faze, u arrestua shtetasja F.
V., u proceduan penalisht shtetasja M. V. dhe 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe u
sekuestruan 90 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe pajisje të
ndryshme elektrike.

 

Materialet
procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.   

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights